Kush ia prishi planet Kinës për pushtimin e Tajvanit?

19 gusht 2022 | 20:50

Xi Jinping ka mbetur i poshtëruar pasi ushtarëve kinezë u mungon “iniciativa” si homologët e tyre rusë në Ukrainë, tha një ekspert ushtarak amerikan për Express.co.uk.

SHBA – ja e ka paralajmëruar Kinën të mos hedhë raketa mbi Tajvan pasi rritet frika se Pekini po planifikon të pushtojë kombin ishull, të cilin e sheh si një provincë kineze që duhet të ribashkohet me Kinën.

Të martën, komandanti i Flotës së Shtatë të Amerikës, zëvendësadmirali Karl Thomas i quajti veprimet e Kinës “një elefant në dhomë” dhe paralajmëroi që ato të mos normalizohen.

Tajvani pranoi se Kina kishte hedhur raketa, pa dhënë detaje të mëtejshme, ndërsa ambasada japoneze në Uashington tha se katër raketa të hedhura nga Pekini kaluan mbi kryeqytetin Taipei. ‘Mprehja e shpatave’ të Pekinit është pjesë e stërvitjeve ushtarake që ka kryer pranë Tajvanit javët e fundit, disa prej të cilave u interpretuan si një ‘protestë’ për vizitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Tajvan në gusht.

Pavarësisht kërcënimeve ushtarake nga presidenti kinez Xi, lideri ka mbetur i turpëruar nga mungesa e “iniciativës” e trupave të tij, sipas një eksperti ushtarak amerikan.

Dr John Callahan, një ish-diplomat dhe zëdhënës i Departamentit të Shtetit, tani punon si këshilltar ushtarak dhe dekan në New England College në SHBA.

Duke folur për Express.co.uk, ai tha: “Nuk ka asnjë arsye për të menduar se një nënoficer kinez do të tregojë më shumë iniciativë sesa një rus tani. Ata jkanë shumë forcë potenciale. Por a mund ta përdorin atë në mënyrë efektive, përtej vetëm një bombardimi masiv, siç po bëjnë rusët?”

Pavarësisht paaftësisë së mundshme të Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës, SHBA-të kanë thënë se Tajvani rrezikon të pushtohet nga Pekini, siç ka bërë me ishujt më të vegjël në Detin e Kinës Jugore.

Paralajmërimi erdhi nga Zëvendës Admirali Thomas, i cili u tha gazetarëve në Singapor: “Është shumë e rëndësishme që ne të kundërshtojmë këtë lloj gjëje. Është e papërgjegjshme të hidhen raketa mbi Tajvan në ujërat ndërkombëtare. Nëse nuk e kundërshtoni… papritur ai mund të bëhet njësoj si ishujt në Detin e Kinës Jugore [që] tani janë bërë poste ushtarake.

Dr Callahan ka ndjekur ngjarjet në Tajvan dhe Ukrainë, të cilën Rusia e pushtoi më 24 shkurt.

Presidenti rus Vladimir Putin është përballur me vështirësi të mëdha gjatë luftës, pasi ushtria e tij ka humbur deri në 43,000 trupa, sipas Ukrainës. Pushtimi i të fortit të Kremlinit ‘ka ngecur’ gjithashtu për shkak të gjeografisë së Ukrainës dhe rezistencës së ashpër të luftëtarëve ukrainas.

Dr Callahan ka sugjeruar  se Xi do të kishte një rrugë më të lehtë drejt fitores në Tajvan sesa Putini në Ukrainë.

Akademiku tha: “Dallimi midis Tajvanit dhe Ukrainës është se ata janë një vend i madh dhe logjistika ruse është e tmerrshme. Tajvani nuk e ka atë luks. Dhe kështu, një pjesë e kësaj është se përgjigja e Perëndimit do të duhej të ishte shumë e shpejtë”.

“Edhe një ari që ecën mund të gëlltisë Tajvanin, sepse është i vogël”, tha po ashtu ai.

Sidoqoftë, Dr Callahan theksoi gjithashtu se ushtria e Kinës ka më shumë epërsi se ajo e Tajvanit.

Ai tha: “Ne nuk mund ta injorojmë Kinën sepse ata kanë kapacitet të jashtëzakonshëm për shkatërrim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar nga partia Unioni Demokratik Shqiptar në Mal të…