Maloku: Abazoviq nuk është i vetmi politikan që arsyetohet me shqiptarizëm në momente krizash

19 gusht 2022 | 23:08

Politologu Albinot Maloku, në një postim në Facebook, ka thënë se pavarësisht se ishte i ofenduar në baza kombëtare, Dritan Abazoviq nuk i ndryshoi marrëdhëniet e tij me me ata që e ofenduan.

Ai ka thënë se shpjegimi i tij se “po iu pengon fakti që jam shqiptar”, është i dëmshëm për shqiptarët dhe favorizues për Malin e Zi.

Postimi i plotë:

Në krye të këtij viti KM i Malit të Zi Dritan Abazoviç është ofenduar në baza nacionale, por nuk ndryshoi raportet me ata që e ofenduan. Për më shumë, qeverisi me ato rryma.

Me KOS nënshkroi marrëveshje të dëmshme; në Serbi u prit si askush tjetër duke i përfshirë këtu edhe malazezët; pavarësisht që Serbia nuk po e jep ambasadorin e ri nga ky që Mali i Zi e ka shpallë non-grata…

Sot kur qeveria e tij është duke u rrëzuar, thotë “po iu pengon fakti që jam shqiptar!”

Ky shpjegim nuk zë vend dhe për më keq: është i dëmshëm për shqiptarët dhe fort favorizues për Malin e Zi, i cili nuk është se i trajtoi siç duhet këta të fundit.

Por një gjë më “ngushëllon” në këtë kontekst, kryeministri aktual i Malit të Zi, (i cili nuk u bë kryeministër pse ishte shqiptar), nuk është i vetmi politikan që arsyetohet me shqiptarizëm në momente krizash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën…