Zeka dhe ish-komandanti i UÇPMB-së i shkojnë për vizitë babait të Hashim Thaçit

20 gusht 2022 | 19:39

Ish- zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu dhe Ramdan Hasani, ish-ushtar i luftës çlirimtare, kanë vizituar babain e ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçin në Burojë të Skenderajit.

Zeka ka thënë se ishin të emocionuar nga kjo vizitë.

“Dolëm prej kësaj shtëpie të madhe shqiptare me besimin se në vizitën tjetër do të jemi bashkë me presidentin Thaçi dhe çlirimtarët tjerë”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”

Postimi i plotë i Zekës:

Sot bashkë me ish-komandantin e UÇPMB-së, Shefket Musliun dhe Ramdan Hasanin ish-ushtarë i luftës çlirimtare vizituam babain e presidentit Thaçi, Haxh Thaçin në Burojë të Skenderajit.

Ishte ndjenjë e veçantë dhe emocionuese kjo vizitë në familjen e presidentit Thaçi e në veçanti me babain Haxhiun i cili edhe përkundër moshës së shtyer rrëfimet e tij, përmallimi për djalin ishin bërë njësh me Kosovën.

Një pritje dhe përcjellje tipike shqiptare e babait të Hashimit përkundër vizitave të shumta duke mos harruar falëndërimin për kujdesin dhe bashkëndjenjën që po e kanë gjithë shqiptarët për djalin e tyre Hashimin dhe të tjerëve në Hagë.

Dolëm prej kësaj shtëpie të madhe shqiptare me besimin se në vizitën tjetër do të jemi bashkë me presidentin Thaçi dhe çlirimtarët tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndeshje e çmendur është zhvilluar pasditen e së shtunës…