Veprimtari Vesel Bajrami viziton familjen e ish-presidentit Thaçi në Burojë

20 gusht 2022 | 21:28

Veprimtari Vesel Bajrami ka vizituar sot familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ishte i nderuar të takohet me babanë e Thaçi, bacën Haxhi.

Bajrami ka theksuar se liria dhe pavarësia e Kosovës lidhet pashmangshëm me Hashim Thaçin,

“Sot, kisha nderin dhe kënaqësinë të kaloj një pasdite të mrekullueshme por edhe shumë emocionale, të përzier me dhimbje e krenari në familjen e presidentit Thaçi, tek baca Haxhi! Liria dhe pavarësia e Kosovës lidhet pashmangshëm me Hashim Thaçin, prandaj duhet presidenti dhe familja e tij, ende të paguajnë çmimin e lirisë dhe pavarësisë!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë bujtinën në…