Haxhiu merr pjesë në 17-vjetorin e themelimit të LV-së në Gjilan

20 gusht 2022 | 21:45

Ministrja e Drejtësisë, zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në shënimin e 17-vjetorit të themelimit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

“Ditë që na rikthen kujtimet ndër vite, përpjekjet e sakrificat, zellin dhe përkushtimin e aktivistëve pa kursim dhe ecjen nëpër beteja të cilat i ndërtuam dhe i ngritëm bashkërisht”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ajo ka shkruar se përderisa kujtojnë të kaluarën, me krenari vazhdojnë të qëndrojnë drejt ecjes së përbashkët në sukseset të cilat, sipas saj, më nuk janë vetëm të Lëvizjes Vetëvendosje, por për të gjithë qytetarëve të vendit.

“Do të shënojmë edhe shumë përvjetorë të tjerë dhe pavarësisht sfidave, do të masim suksese të tjera të cilat do t’i arrijmë me punë dhe me vullnetin e mirë të secilit”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia do të ndalojë furnizimet me gaz natyror në Evropë…