Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Gramsh/ Rusët kishin hyrë si turistë nga Mali i Zi, dy djem dhe një vajzë

20 gusht 2022 | 22:50

Top Channel mëson se për ngjarjen e Granshit janë ndaluar tre persona, që të tre rusë.

Mësohet se ata janë dy djem edhe një vajzë, ndërsa tashmë ndodhen në komisriatin e Elbasanit. Ka nisur hetimi nën drejtimin e prokurorit të rrethit Kreshnik Ajazi, e po ashtu të perfshirë në hetime janë dhe Antiterrori, SHISH dhe Shërbimi sekret i Ushtrisë.

Heqja e vizave gjatë muajve të verës për shtetasit rus, ia lehtëson futjen në vendin tonë agjentëve të shërbimit sekret rus.

Një vit më parë në verë dy shtetas rus u kapën në perimetrin e jashtëm të bazës ajrore të Kucovës. Ata kishin hyrë si turistë nga Mali i Zi dhe iu gjet edhe një dron. Autoritetet shqiptare u mjaftuan me dënimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20…