Vuçiqi: Shpresoj që brenda 10 ditësh të arrihet një marrëveshje për targat

21 gusht 2022 | 14:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se shpreson që brenda 10 ditëve të ardhshme do të arrihet një marrëveshje e pranueshme me Kosovën për masën e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet serbe.

Në konferencën e tij për media pas takimit që pati me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, ai ka theksuar se fletëlëshime nuk duhet të ketë për serbët që jetojnë në veri të Kosovës, raporton “Danas”.

“Shqiptarët thonë se duam t’ju japim një dokument si ky i yni, të lëshuar nga Serbia. Ne themi pa problem. Kur Aleksandër Vuçiq të hyjë në Kosovë, jepini ato letra, por nuk mund t’u lëshoni letra të tilla njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës”.

“Por atyre nuk u intereson që ta zbatojnë atë për mua dhe për ju, u interesuan vetëm për të shkatërruar jetën e qytetarëve që jetojnë në veri”, ka thënë Vuçiq,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të vjedhjes së rrymës, deri në 40 konsumatorë…