Pas sherrit njëvjeçar brenda familjes, më në fund kurorëzohet Mbreti i ri Zulu

21 gusht 2022 | 18:44

Pas një sherri brenda familjes që zgjati plot një vit, Misuzulu ka Zwelithini është kurorëzuar Mbreti i ri Zulu, në një ceremoni tradicionale të zhvilluar në Afrikën e Jugut.

48-vjeçari është djali i Mbretit të mëparshëm, por disa pjesëtarë të familjes mbretërore pretendonin se nuk duhet të ishte ai trashëgimtari i fronit dhe se kishte falsifikuar testamentin e të atit. Në total Mbreti Goodwill Zwelithini, babai i Misuzulu, kishte 28 fëmijë të lindur nga martesat me nga 6 gra të ndryshme.

Mijëra vetë, të veshur me kostumet tradicionale Zulu mbushën pallatin mbretëror në KwaNongoma. Mbreti u kurorëzua në një ceremoni private, para se të takohej me luftëtarët Amabutho. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues nga Zvazilandi, Zambia dhe Afrika e Jugut.

Mbretëria Zulu u përfshi nga kaosi pas vdekjes së Mbretit Goodwill Zwelithini, pasi kishte dhjetëra pretendentë për fronin. Por Misuzulu, arriti të mbizotëronte ndaj të tjerëve, dhe siguroi vijimësinë e dinastisë. Pas vdekjes së Mbretit Goodwill Zwelithini në mars 2021, mamaja e Misuzulu drejtoi vendin për vetëm një muaj, pasi edhe ajo ndërroi jetë.

Froni i Mbretërisë Zulu nuk ka zyrtarisht pushtet politik, pasi ndodhet brenda territorit të Afrikës së Jugut, por 20% e popullsisë aty i përket këtij kombi dhe Mbreti administron një buxhet vjetor prej gati 5 milionë dollarësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari më i lartë presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka…