Petkoviqi, Tadiqit: Mos u shqetëso, Kurti të do shumë

22 gusht 2022 | 11:14

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviq është përplasur me ish-presidentin serb, Boris Tadiq.

Tadiqi në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se “regjimi i Beogradit po heq dorë nga fjalët që ka thënë”.

Por atij i është përgjigjur Petkoviqi duke i thënë se “Kurti e do shumë”.

“Ju po rrini vazhdimisht në ‘Twitter’, ne po luftojmë për të korrigjuar dëmin që u keni shkaktuar serbëve në Kosovë! Mos u shqetëso, Kurti të do shumë! Vetëm ju mund të shpjegoni pse serbët në Kosovë e quajnë ende kufirin e Tadiqit në vendkalimet që keni vendosur në vitin 2011”, ka shkruar Petkoviq në llogarinë e vet në  “Twitter”.

Pushteti i Aleksandër Vuçiqit njihet për shtypje të opozitës dhe dominim në Kuvendin e Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Shpend Gjocaj Vedat Gashi tashmë i njohur për botën…