![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/9AC22CCB-26E3-45E0-8386-A00A6C3B8E5C.jpeg)
Sheholli thotë se marrëveshja për targa nënshkruhet para 1 shtatorit
Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholi, ka thënë sot për gazetën opozitare serbe, “Danas”, se një marrëveshje për çështjen e targave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të arrihet para 1 shtatorit.
Ai i ka thënë se ka informacione të brendshme nga biseda Kurti-Vuçiq.
“Ne në institut kemi informacione se gjatë bisedës mes Kurtit dhe Vuçiqit janë thënë shumë gjëra thelbësore lidhur me marrëveshjen për targa dhe dokumente për kalimin e kufirit”, ka thënë Sheholli.
Sheholli ka thënë se sipas informacioneve që ka, marrëveshja për targa dhe letërnjoftime do të arrihet para 1 shtatorit, me arsyen se pas kësaj Kosova do të duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën e Manastirit të Deçanit, si dhe formimin e Asociacionit.
“Me sa duket pritet edhe formimi i Qeverisë së Serbisë që perëndimi të shohë se ku do të orientohet Serbia”, ka thënë Sheholli.