Lëndohet Wijnaldumi  

22 gusht 2022 | 11:23

Georgino Wijnaldum është i pafat, pasi e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe. Ai ka pësuar një frakturë në këmbë, e cila është konfirmuar nga klubi verdhekuq.

Mesfushori holandez do të mungojë për rreth katër muaj sipas medieve italiane. Gjithsesi duhet pritur që Wijnaldum të bëjë kontrollet e detajuara mjekësore për të përcaktuar saktë periudhën e rikuperimit.

Holandezi ka dy opsione: të ndjekë një terapi për rikuperimin për të shpresuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, ose të operohet dhe ta humbasë atë. Gjithçka do të vendoset nga testet mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka vetëm dhjetë ditë afat për të regjistruar firmosjen…