Ditë të këqija paralajmërohen për ata që jetojnë dhe punojnë në Gjermani

22 gusht 2022 | 11:32

Presidenti i Bankës së Kursimeve, Helmut Schleweis, ka thënë se deri në 60 për qind e familjeve së shpejti do të duhet të përdorin të gjitha të ardhurat e tyre të disponueshme për të mbuluar shpenzimet e jetesës.

“Ne presim që për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve, deri në 60 për qind e familjeve gjermane të përdorin të gjitha të ardhurat e tyre të disponueshme  ose më shumë çdo muaj për shpenzime të pastra të jetesës”, ka thënë Schleweis për “Welt am Sonntag”.

Ndërsa kreu i Shoqatës së Volksbanke dhe Raiffeisenbank në Gjermani, Andreas Martin, ka thënë se norma e kursimeve në vitin 2020 arriti kulmin në 16 për qind, ndërsa thotë se pret kthim në nivelin e para krizës prej 11 për qind në vitin 2022.

“Spiegel” ka shkruar se situata në bankat e kursimeve pritet të përkeqësohet ndjeshëm, veçanërisht në vjeshtë dhe dimër, e sidomos për personat me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca ka shpenzuar mbi 86 mijë euro nga buxheti i…