Pse gratë po vallëzojnë për t’u solidarizuar me kryeministren findlandeze?

22 gusht 2022 | 13:01

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, së fundmi ka bërë një test droge si përgjigje ndaj kritikave për videot e saj ku shihet duke vallëzuar dhe kënduar me miqtë e saj.

Tani vallëzimi i grave në internet është bërë si një fushatë në mbështetje të kryeministres.

Ajo ka qenë nën vëzhgimin e publikut pasi videot e saj duke kërcyer dhe kënduar me miqtë qarkulluan në internet, derisa Marin është shprehur se ato video kanë qenë private, shkruan “Wglt”.

“Unë kam një jetë familjare, kam një jetë pune dhe kam kohë të lirë për të kaluar me miqtë e mi. Si pothuajse shumica e njerëzve të moshës sime”, ishte shprehur ajo.

Disa e kanë kritikuar sjelljen e saj, duke vënë në pikëpyetje pjekurinë, ndërsa të tjerë i kërkuan Marin të bënte një test droge, të cilin ajo e bëri të premten në përgjigje të këtyre kritikave.

Reagimi ndaj sjelljes së Marin ka prekur një grup grashë të cilat mendojnë se tek gratë përdoret një standard i padrejtë si në aspektin personal ashtu edhe në atë politik.

Prandaj, në mbështetje të kryeministres, gratë po vazhdojnë të publikojnë video në rrjetet sociale, ku shihen duke u argëtuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një trajtim i ri i kancerit mund të ndalojë përparimin…