Vela i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Asnjë çeçen apo çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës

22 gusht 2022 | 15:40

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Një grup separatistësh kaukazianë, kundërshtarë të presidentit të Republikës Ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, po qëndronin në veri të Kosovës. Ata ishin aty me dy qëllime: angazhimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në konfliktin ruso-ukrainas dhe eliminimin e serbëve të armatosur në veri të Kosovës. Është regjistruar qëndrimi i një grupi të përbërë nga Ahmed Ruslanoviç Bakajev dhe Idriz Azarsanov”, ka deklaruar Vuçiqi një ditë më parë, sipas mediave serbe.

Me këtë rast, Vela ka thënë se asnjë shqiptar nuk i është bashkuar luftës në Ukrainë dhe asnjë çeçen ose çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës.

“Mediat proregjimit të Serbisë po përforcojnë dezinformatat e promovuara nga Vuçiqi gjatë konferencës së djeshme për shtyp: asnjë shqiptar nga Kosova nuk iu bashkua luftës në Ukrainë, asnjë çeçenë apo çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës. Kjo dezinformatë i shërben narrativës së Rusisë”, ka shkruar Vela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën do të adresohet…