Përfundon në pranga personi i kërkuar në Shtime

22 gusht 2022 | 15:53

Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj të hënën në orën 14:00 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet E.M, i moshës 29-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor “,  mirëpo i njëjti nuk ishte paraqitur në seancat gjyqësore në Ferizaj dhe për këtë i caktohet masa e paraburgimit prej një ( 1) muaji.

Policia Rajonale e Ferizajt  do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë me dije…