Përurohet projekti “Ndërtimi i sheshit në qendër të qytetit të Rahovecit”

22 gusht 2022 | 15:57

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në përurimin e projektit “Ndërtimi i sheshit në qendër të qytetit”.

Ai ka thënë se është i gëzuar që me këtë projekt, Rahovecit dhe kësaj pjese, përveç se do t’i shtohet një pamje më e bukur, posaçërisht qendrës së qytetit, do të ofrojë edhe qasje më të lehtë në hapësira publike të sigurta, të shëndetshme dhe për të gjithë qytetarët.

Projekti bashkëfinancohet nga Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe kap vlerën 155,959.00 euro. Komuna e Rahovecit merr pjesë me: 80,959.00 euro, ndërsa MZHR-ja me 75,000.00  euro.

“Projekti parasheh, platonë me fontanë të rrafshët, ulëse, ndriçim të ulët, drunj dekorues dhe elemente të tjera përcjellëse që do t’i japin pamje të bukur dhe funksionale qendrës së qytetit. Po ashtu, do të trajtohen edhe rrjeti elektrik dhe infrastruktura nëntokësore e kësaj pjese. Duke punuar bashkë e me përkushtim, Rahovecit do t’i japim pamje të re, ndërsa qytetarëve më shumë hapësirë e mundësi”, ka thënë kryetari Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë…