Një punëtor vdiq pasi ra nga lartësia, reagon nënkryetarja e Prishtinës

22 gusht 2022 | 17:01

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka deklaruar se është e tronditur për punëtorin 30 vjeç që humbi sot jetën në një vendpunishte ndërtimi në kryeqytet.

30-vjeçari ra nga një lartësi në rrugën ‘Holger Pedersen”, në Prishtinë. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ndërkohë, Sahtaçiu ngushëllimet e saja më të sinqerta për familjen.

“Edhe një tjetër viktimë e mungesës së sigurisë në punë. 7/13 punëtorë të vdekur në vendin e punës në 2021 ishin burra të sektorit të ndërtimtarisë. Deri kur?”, shkroi ajo në “Facebook”.

Sipas saj, komunat, e sidomos Kryeqyteti, kanë nevojë urgjente për numër më të madh të inspektorëve nga Inspektorati i Punës.

“Siguria dhe shëndeti në punë janë qenësore edhe për besimin e gjeneratave të reja se mund të punësohen këtu pa e lëshuar vendin për mundësi më të mirë”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naby Keita nuk do të largohet nga Liverpooli. E ardhmja…