Nisin punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Nasalë

22 gusht 2022 | 20:46

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë me dije se kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Nasalë.

“Bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci inspektuam nga afër punimet që kanë filluar sot në asfaltimin e rrugëve në gjatësi mbi 1 km në fshatin Nasalë”.

“Ishim zotuar dhe po e realizojmë kthimin e investimeve dhe përmirësimin e infrastrukturës në fshatra”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Figurat publike opozitare çeçene, Akhmed Zakaev dhe Dzhambulat Suleimanov mohuan…