Vuçiç tha se “janë parë në Kosovë”, dy opozitarët çeçenë i përgjigjen presidentit serb

22 gusht 2022 | 20:45

Figurat publike opozitare çeçene, Akhmed Zakaev dhe Dzhambulat Suleimanov mohuan përfshirjen në aksionet në Kosovë, pas akuzave që hodhi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, se një “grup i caktuar i çeçenëve dhe çerkezëve”, me këta dy në krye, kanë qëndruar në Kosovë, siç tha ai “për të rekrutuar shqiptarë që të luftojnë në Ukrainë dhe të destabilizojnë Veriun”.

Në veçanti, kryeministri i Ichkerisë së panjohur në mërgim, Akhmed Zakayev, i ka thënë Shërbimit të Kaukazit Verior të Radios Evropa e Lirë se ai “nuk e di fare se çfarë ka folur Vuçiç”.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe Xhambulat Sulejmanov, kreu i Komitetit Çeçen me bazë në Evropë të Fondacionit Shtetëror “Tolam”.

“Mendoj se ky është një provokim nga ana e Serbisë, aleate e Rusisë”, pohoi ai.

Ata po ashtu thanë se nuk i njohin personat që Vuçiçi i përmendi më 21 gusht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një konference në Beograd po ashtu tha se këta persona më 3 gusht janë takuar me shtetasin turk D.I.H në Zubin Potok, në veri të Kosovës.

“Ata shprehën interesim për gatishmërinë e serbëve për t’iu kundërvënë autoriteteve në Prishtinë, se si dhe në çfarë mënyre mund të ofrojnë informacione për shërbimet e tjera të huaja të inteligjencës për të neutralizuar grupet e armatosura të serbëve në veri të Kosovës”, tha Vuçiq.

Sipas tij, këto grupe çeçenësh dhe çerkezësh kanë hyrë në Kosovë me një automjet me targa të Novi Pazarit, qytet në Serbi.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës nuk është prononcuar për këtë deklarim të Vuçiç, përveç shefit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i cili i ka quajtur dezinformata deklarimet e Vuçiç-it dhe mediave pranë tij që e kanë përhapur lajmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci, ka…