Asnjë projekt nga qeveria për komunat e PDK-së, Gjoshi: Kurti është mashtrues, i paaftë dhe inatçor

23 gusht 2022 | 13:02

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se asnjë nga tetë komunat që qeverisen nga PDK-ja nuk janë pjesë e vendimit të qeverisë për projekte.

Në këtë vendim, sipas Gjoshit janë 4 komunat që qeverisen nga Vetëvendosje.

Me këtë rast, Gjoshi e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, mashtrues, të paaftë e inatçor.

“Asnjë nga 8 komunat që qeverisen nga PDK-ja nuk është pjesë e këtij vendimi të qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje. Por, në një vendim të vetëm i gjeni 4 komunat që qeverisen nga partia e Kurtit. Ky është një vendim që më shumë fletë për të paaftin dhe inatçorin që është bërë kryeministër. Ky është një vendim që tregon se Albin Kurti është një përçarës i shoqërisë tonë. Atë që e bënte deri dje me akuza, shpifje e protesta, sot po e bënë me vendime qeveritare”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar me ambasadorin e…