![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/nato.jpg)
Mbi 3 mijë ushtarë të NATO-s shërbejnë në Kosovë
23 gusht 2022
| 13:07
Misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), aktualisht ka 3 735 trupa në Kosovë, që vijnë nga 27 vende të botës.
Pjesë e KFOR-it më nuk janë trupat ukrainase, të cilat janë thirrur të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës së nisur nga Rusia.
“Radio Evropa e Lirë” ka publikuar një infografikë, ku tregohet numri i ushtarëve në KFOR nga secili shtet.
Më së shumti ka nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.
Ndërkohë, më së paku ka nga Mali i Zi dhe Lituania.