Gjermania refuzon propozimin për furnizimin e Ukrainës me armatim shtesë

23 gusht 2022 | 13:22

Ministria gjermane e Mbrojtjes ka hedhur poshtë propozimin e deputetëve të Bundestagut nga koalicioni qeverisës për të furnizuar Ukrainën me më shumë armatim dhe nëse është e nevojshme, për të rënë dakord për të dobësuar forcat e armatosura gjermane për shkak të kërcënimit që vjen aktualisht nga Federata Ruse, shkruan “Deutsche Welle”.

Përfaqësuesi zyrtar i departamentit ushtarak ka thënë se në situatën aktuale, Gjermania nuk mund të marrë rreziqe të tilla.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për faktin se Putini do të përfitojë nga çdo dobësi dhe hendek i përkohshëm në gatishmërinë mbrojtëse të NATO-s”, e ka cituar atë agjencia e lajmeve “AFP”.

Ai ka kujtuar se Gjermania duhet t’u japë partnerëve të saj të aleancës “mbështetje brenda kornizës së detyrimeve”, siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit të NATO-s.

Në të njëjtën kohë, në një artikull të përbashkët për “Der Spiegel” të botuar më 21 gusht, socialdemokrati Kristian Klinck, përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër Unioni 90 dhe demokrati Alexander Myller kanë kritikuar qëndrimin aktual të Berlinit, i cili thotë se ruajtja e potencialit të Bundeswehr-it për të mbrojtur Gjermaninë dhe NATO-n ka përparësi ndaj ofrimit të ndihmës për Ukrainën.

Autorët e artikullit kanë theksuar se deri më tani qeveria shpjegonte sasitë relativisht të vogla të ndihmës ushtarake për Ukrainën me mungesën e pajisjeve ushtarake në vetë ushtrinë gjermane.

“Kjo nuk është gjë tjetër veçse një konflikt i ndërtuar qëllimesh, pasi siguria dhe stabiliteti i Evropës aktualisht po mbrohet në Ukrainë”, kanë thënë ata.

Nesër (e mërkurë) bëhen gjashtë muaj prej kur nisi pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës më 24 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia Luiza Gega ka falënderuar të gjithë ata që e…