Ish-këshilltari i Thaçit: As Serbia nuk ka arritur ta bëjë atë që po e bën Donika Gërvalla

23 gusht 2022 | 15:22

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka thënë se atë që s’ka arritur t’ia bëjë Kosovës Serbia tash e 20 vjet është duke ia bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD),  Donika Gërvalla.

Behrami ka thënë se Kosovës nuk i ka ardhur asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë investim e asnjë vizitë përmbajtjesore.

Sipas tij, Gërvalla ka heqë dorë nga politika e jashtme dhe se tashmë ka hyrë në fazën e fundit të shkatërrimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Atë që nuk ka arritur ta bëjë Serbia tash e dy dekada, po e bën Donika Gërvalla për pothuajse dy vjet. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë vizitë përmbajtjesore, asnjë investim, asnjë… Pasi ka hequr dorë nga politika e Jashtme, ajo tani ka hyrë në fazën e fundit të shkatërrimit të MPJ-së!”, ka shkruar Behrami në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se të gjithë ata që po frikësohen dhe po heshtin brenda dhe jashtë MPJD-së janë bashkëpjesëmarrës në një “krim” të tillë.

“Të gjithë ata që po frikësohen, që po heshtin brenda dhe jashtë MPJD-së, duhet ta dinë se janë bashkëpjesëmarrës në këtë krim!”, ka shkruar Behrami

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale ka hedhur…