Lajm i keq për Atalantën, Gjimshiti mungon dy muaj

23 gusht 2022 | 15:26

Berat Gjimshiti u lëndua në ndeshjen kundër Milanit, pas një përplasje që pati me sulmuesin Origi.

Qendërmbrojtësi shqiptar iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore që zbuluan një frakturë në një nga kockat e kërcirit të majtë të Gjimshiti me këtë të fundit që parashikohet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për dy muaj që do të thotë se nëse konfirmohet kjo prognozë, Gjimshiti do të kthehet në fushat e lojës në fund të muajit tetor

Gjimshiti me shumë gjasa do të humbasë dy ndeshjet e kombëtares kuqezi për Ligën e Kombeve ndaj Islandës dhe Izraelit që do të luhen më 24 dhe 27 shtator. Ndërsa në Serinë A do të mungojë në nëntë sfida mes të cilave ato me Romën, Fiorentinën dhe Lazion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka thënë se atë…