Florian Marku surprizon Luiza Gegën

23 gusht 2022 | 15:57

Nderimi dhe respekti për Luiza Gegën erdhi jo vetëm nga krerët e shtetit shqiptar, por edhe nga njerëz të thjeshtë. Por një personazh i veçantë ka surprizuar me vizitën e tij.

Gjatë një interviste që Luiza Gega po jepte për “News 24”, boksieri Florian Marku i është afruar atletes kampione, duke e përqafuar dhe uruar për suksesin më të fundit. Marku gjithashtu lëshoi një apel për të rinjtë shqiptarë.

“Besoni dhe luftoni fort për ëndrrat tuaja. Luiza është modeli më i mirë i suksesit. Stërvituni dhe punoni sa më shumë, sepse një ditë do të shpërbleheni. Unë e kam nisur nga hiçi”, u shpreh Marku, që pasnesër do të duelojë në “Air Albania”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora i nxiti fansat e saj në Instagram, duke…