Kjo pritet të jetë skuadra e re e Navasit  

23 gusht 2022 | 16:05

Skuadra e Napoli ka gjetur zgjidhjen për portën. Tash e disa javë, Napoli është në kërkim të një portieri që do të mbulojë hapësirat e David Ospina.

Alternativat ishin të shumta, por zgjidhja duket se do të bëhet me portierin nga Kosta Rika, Keylor Navas.

“La Republicca” shkruan se Napoli do ta finalizojnë marrëveshjen me Navas shumë shpejt.  Ish-anëtari i Real Madrid do të jetë numri 1 i Napoli. 35-vjeçari është aktualisht pjesë e skuadrës së PSG-së, por aty ka humbur balotazhin me Gianluigi Donnarumma.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, ka kohë që është…