Kurti: BE-ja ka ardhur me katër propozime, pala serbe ka lëshuar takimin

24 gusht 2022 | 12:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka zbuluar detaje nga takimi i 18 gushtit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kurti ka zbuluar se në takim, Bashkimi Evropian (BE) ka dalë me katër propozime, por pala serbe e ka lëshuar takimin.

“Marrëveshja për lirinë e lëvizjes ka ardhur me katër propozime nga pala evropiane. Deklarata se ka pasur gatishmëri për kompromis janë të pavërteta. Ne ende kemi qenë të hapur për diskutime në këtë drejtim, por nga ndërtesa ka dalë pala tjetër”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu vlen të theksohet se Kurti është shprehur se një nga opsionet për zgjidhjen e çështjes së targave ka qenë që të bëhen targa neutrale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Franca po përballet me…