Kurti: Serbia nuk solli ide konkrete në Bruksel, unë po

24 gusht 2022 | 13:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë gjatë një konference për media se “ai solli ide konkrete” në tryezën e Brukselit për zgjidhjen e çështjes me Serbinë.

“Por, Beogradi nuk e bëri këtë”, ka thënë Kurti të mërkurën.

Po ashtu, Kurti ka theksuar se ka dashur të takohet me Aleksandër Vuçiqin në muajin korrik, por presidenti i Serbisë e ka shtyrë takimin.

“Kam shkuar me propozime konkrete. Në pikën fillestare dhe kryesore që është korniza gjithëpërfshirëse e përgjithshme e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve unë kam prezantuar një ide me 6 kapituj dhe me elemente përkatëse se si do të duhej të duket ajo kornizë e përgjithshme e marrëveshjes me elementet përkatëse. Pra unë kam propozuar konkretisht, ai që propozon konkretisht është konstruktiv, është ndihmues, kreativ dhe ky kam qenë unë në takimin e 18 gushtit”, ka thënë Kurti, duke shtuar se ka qenë shumë i përgatitur për takimin, por ka theksuar ashtu nuk ishte edhe Beogradi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Besar Halimi ka…