Qeveria Kurti humb betejën edhe në gjykatë për kryeinspektorin e Punës dhe drejtorin e ATK-së (Dokument)

25 gusht 2022 | 11:39

Gjykata Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti për Çështje Administrative, ka refuzuar padinë e Ministrisë së Financave që drejtohet nga ministri Hekuran Murati kundër Këshillit të Pavarur Mbikëqyrjes të Shërbimit Civil për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për anulimin e konkursit për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës dhe të kryeinspektorit të Punës.

Sipas vendimit të gjykatës të cilin e ka siguruar ‘Gazeta Scanner’ është thënë shtyrja e këtij vendimi do të kishte dëme të dyfishta.

Kjo gjykatë ka konstatuar së vendimin e ka marrë duke pasur parasysh garantimin e mbrojtjes së palëve në procedurë.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrjes i Shërbimit Civil më 14 korrik kishte vlerësuar se emërimi i Hekuran Nikçit në pozitën e kryeinspektorit të Punës nga Qeveria Kurti ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Po ashtu, ky këshill kishte konstatuar se procesi për zgjedhjen e drejtorit të ATK-së ishte zhvilluar në shpërputhje me ligjet në fuqi.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak…