Jep dorëheqje komandanti i policisë në Japoni, mori përgjegjësinë për dështimet në mbrojtjen e Abe-s

25 gusht 2022 | 11:35

Zyrtarë të lartë të policisë japoneze kanë bërë të enjten se do të japin dorëheqjen pasi një hetim ka identifikuar gabime sigurie në një ngjarje të fushatës politike muajin e kaluar, ku ish-kryeministri Shinzo Abe ishte vrarë nga një person i armatosur që i ishte afruar nga pas.

Itaru Nakamura, komandanti i Agjencisë Kombëtare të Policisë së Japonisë, ka marrë përgjegjësinë për dështimet dhe ka njoftuar largimin e tij, duke shënuar një lëvizje të rrallë nga një zyrtar kombëtar i zbatimit të ligjit për të dhënë dorëheqjen pas gabimeve të një agjencie lokale ndërsa kabineti pritet të pranojë dorëheqjen e Nakamura të premten.

Tomoaki Onizuka, shefi i policisë prefekturale në Nara, qyteti afër Osakës ku është vrarë Abe, gjithashtu ka njoftuar dorëheqjen e tij, por nuk ka thënë se kur do të ishte efektive. Tre drejtues të tjerë të policisë Nara do të përballen me masa disiplinore, duke përfshirë një ulje page.

Abe është vrarë më 8 korrik nga një person i cili e kishte përpunuar vetë armën dhe e kishte qëlluar i ish-kryeministrin dy herë, një herë në zonën e qafës dhe një herë pranë gjoksit, ku ka vdekur si pasojë e humbjes së madhe të gjakut pesë orë pasi mbërriti në spital.

Sipas raportit hetimor të Agjencisë Kombëtare të Policisë të lëshuar të enjten, zyrtarët e policisë Nara kishin përgatitur një plan të dobët sigurie përpara ngjarjes dhe nuk arritën të ruanin siç duhet Abe.

Onizuka kishte thënë më parë se policia e Nara-s ishte informuar për paraqitjen e Abe vetëm një ditë më parë – njoftim më i shkurtër se zakonisht për një ngjarje fushate. Onizuka kishte miratuar planin e sigurisë ditën e ngjarjes dhe nuk kishte asnjë shqetësim për të në atë kohë.

Hetimi ka konstatuar probleme me planin që kishte miratuar Onizuka dhe me sigurinë në terren ditën e të shtënave. Është zbuluar se një anëtar i ekipit të sigurisë, i ngarkuar për të ruajtur Abe nga pas është zhvendosur në minutën e fundit në një pozicion tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruaja e Sylvester Stallone, Jennifer Flavin, ka bërë kërkesë për…