Lajçaku: Ka disa opsione për çështjen e reciprocitetit

25 gusht 2022 | 11:39

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar për mundësinë që pala kosovare ta shtyjë zbatimin e masës së reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet.

Nga Mitrovica, Lajçaku ka thënë se ka shumë spekulime për zhvillimet e fundit, por sipas tij janë disa opsione rreth kësaj çështjeje për të cilat nuk mund të flas në detaje.

I pyetur se a janë ato opsione të mira, ai ka thënë se “do ta shohim së shpejti”.

Përpos kësaj, Lajçaku ka thënë se në takimin që kishin me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe ka ripërsëritur se 1 shtatori do të jetë një ditë normale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të lartë të policisë japoneze kanë bërë të enjten…