Jasharaj ka një lutje për kryeministrin Kurti

25 gusht 2022 | 11:55

Këshilli grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka takuar grevistët e Administratës Komunale në Prishtinë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, gjatë kësaj vizite, i ka bërë thirrje qeverisë të fillojë me dialogun, dhe ka pasur një lutje për kryeministrin Albin Kurti.

“Qeveria që sot të fillojë me dialogun. E lus kryeministrin Albin Kurti që së paku për hir të djemve dhe vajzave që po shërbejnë me dinjitet në polici, hatri i tyre dhe i të gjithë neve të fillojë me realizimin e kërkesave duke filluar me 100 euro. BSPK-ja do të jetë zë i të gjithëve”.

“BSPK-ja do t’i prezantojë dhe do të luftojë edhe për policët e zjarrfikësit, sepse të gjitha janë kërkesa të njëjta”, ka thënë Jasharaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i policisë së qarkut të qytetit Uvalde të Teksasit…