Kryetari i PDK-së kujton komandant Kumanovën

25 gusht 2022 | 14:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Kleçkë në përvjetorin e 24-të të rënies së heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova.

Krasniqi përmes në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” është shprehur se në Kleçkë prehen në paqen e përjetshme, të pavdekshmit e kombit, heronjtë dhe dëshmorët tanë.

“Komandant Kumanova i takonte radhëve të para të çlirimtarëve që kishin bërë betimin për lirinë e qytetarëve tanë. Sot, të lirë në Kosovën e idealit të Ismetit, përkujtojmë me krenari guximin dhe sakrificën e Komandant Kumanovës. Lavdi, përjetësisht, jetës dhe veprës heroike të Ismet Jasharit! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka…