Policia shkatërron 700 bimë kanabisi dhe konfiskon disa armë

25 gusht 2022 | 13:06

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar pesë persona pas dy aksioneve të ndara në Pejë dhe Gjakovë.

Në aksionin e parë, sipas policisë, katër të arrestuarit dyshohen për trafikim me armë, ku gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 dhe katër revole, një predhë trombloni dhe dyqind fishekë e dëshmi të tjera.

Ndërsa në operacionin e zhvilluar në Gjakovë është arrestuar një person pasi i njëjti në një zonë malore në fshatin Lug-Bunar kishte kultivuar bimë narkotike të llojit “kanabis sativa”, ku janë gjendur 700 bimë me gjatësi prej 2.5 metra.

“Si rezultat, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e tij është kryer kontroll ku janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë automatike AK-47 me karikator dhe shtatëmbëdhjetë fishekë, një karikator i revoles me njëmbëdhjetë fishekë”, është thënë në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi i pajetë i Kobe Bryant u fotografua në mënyrë…