Tentuan ta ndalonin, autobusi me emigrantë të paligjshëm aksidenton për vdekje 2 policë bullgarë

25 gusht 2022 | 13:17

Dy oficerë policie bullgare janë aksidentuar për vdekje këtë mëngjes teksa kanë tentuar të ndalonin një autobus me emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në vend.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit në qytetin Burgas të Detit të Zi pasi autobusi ka refuzuar të ndalonte në dy pika të njëpasnjëshme të policisë kufitare, raporton “AP”.

Autobusi me targa turke mbante 47 emigrantë, kombësia e të cilëve nuk është bërë me dije.

Autobusi kishte hyrë në një zonë të banuar kur oficerët e policisë ndaluan makinën e tyre përballë rrugës përpara tij.

Autobusi ka përplasur automjetin e policisë dhe më pas ka kaluar sipër tij përpara se të përplasej me një stacion autobusi.

Dy efektivët që ndodheshin në makinë janë vrarë menjëherë. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë dhe ka nisur hetimi për rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se…