Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

25 gusht 2022 | 14:20

Një person, i moshës rreth 69 vjeç, është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 10:30 policia është njoftuar se në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, dyshohet për një person pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dal policia dhe emergjenca, mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United është përqendruar të përforcohet vetëm nga skuadra e…