Abdixhiku: Kurti me frikë dhe kërcënim provon t’i mbulojë dështimet e tij

25 gusht 2022 | 16:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka reaguar Ministrisë së Financave, e cila ka “kërcënuar” punëtorët e sektorit publik me pezullim të pagave për shkak të grevës.

Abdixhiku ka thënë se një veprim i tillë i qeverisë paraqet presion dhe kërcenim të proceseve demokratike në Kosovë.

Më tutje, ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti me kërecenime dhe frikë është duke tentuar t’i mbulojë dështimet e tij.

“Ata kanë gjetur një kryeministër që me frikë e kërcënim, provon t’i mbulojë të gjitha dështimet e tij. Ndërprerja e kontratave të tyre, në këtë kohë krize, është goditja më e rëndë që një qeveri mund t’u japë qytetarëve të vet. Kështu nuk duhet të duket Kosova demokratike, kështu nuk duhet të trajtohen punëtorët tanë. Kryeministri i premtimeve, që sot s’mund ta mbajë asnjë, po dëshmon, si çdo ditë, që është i paaftë për të menaxhuar me vendin, kërkesat qytetare e krizat e mëdha”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

NË VEND TË DINJITETIT, KËRCËNIM

Ky është narracioni i një pushteti autokratik që deri dje premtoi mirëqenie e zhvillim, sot shpërndanë frikë e kërcënim. Kërkimi i listave të punonjësve në grevë nga ana e Qeverisë përveçse presion i drejtpërdrejtë ndaj punëtorëve të sektorit publik është dhe kërcënim ndaj proceseve demokratike në vend dhe vet shtetit juridik.

Sot, shoqëria kosovare duhet të rreshtohet prapa mësuesve, mjekëve e shërbyesve publik që me plot të drejtë, në krizën më të madhe ekonomike, kërkojnë dialog, dinjitet e përballueshmëri.

Këtë përballueshmëri ata se gjejnë dot. Ata kanë gjetur një kryeministër që me frikë e kërcënim, provon t’i mbulojë të gjitha dështimet e tij. Ndërprerja e kontratave të tyre, në këtë kohë krize, është goditja më e rëndë që një qeveri mund t’u japë qytetarëve të vet. Kështu nuk duhet të duket Kosova demokratike, kështu nuk duhet të trajtohen punëtorët tanë. Kryeministri i premtimeve, që sot s’mund ta mbajë asnjë, po dëshmon, si çdo ditë, që është i paaftë për të menaxhuar me vendin, kërkesat qytetare e krizat e mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi polak Arkadiusz Milik i është bashkuar Juventusit në formë…