Vritet një amerikan në Ukrainë, luftonte kundër rusëve

27 gusht 2022 | 08:41

Një shtetas amerikan, i cili sipas mediave të huaja po luftonte në anën e ukrainasve, është vrarë së fundmi në Ukrainë.

Lajmin e ka bërë të ditur një përfaqësues i Departamentit të Shtetit, duke theksuar se autoritetet janë në kontakt me familjen e tij dhe po i ofrojnë ndihmë konsullore.

“Ne përsërisim edhe një herë se qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë për shkak të konfliktit të armatosur dhe shënjestrimin e qytetarëve amerikanë në Ukrainë nga zyrtarët e qeverisë ruse”, tha ai.

“Qytetarët amerikanë në Ukrainë duhet të largohen menjëherë nëse është e sigurt për ta bërë këtë, duke përdorur çdo mjet transporti komercial ose privat në dispozicion”, shtoi zëdhënësi. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amvisëritë në Angli, Skoci dhe Uells, të njohura kolektivisht si…