Presidentja Osmani: Reciprocitet e barazi

27 gusht 2022 | 19:01

Pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani përmes një shkrimi në “Facebook” ka shkruar se Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane.

Postimi i plotë:

Reciprocitet e barazi.

Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.

Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës ?? dhe Bashkimit Evropian ?? për rolin e tyre mbështetës.

Do të vazhdojmë  pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Drejtori i IAMN-it, Fatmir Sheholli Presidenti i Sërbisë Aleksandar…