Rama tregon se kur pritet të fillojë ndërtimi i spitalit të Prishtinës

29 gusht 2022 | 11:26

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar takim me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, me të cilin kanë diskutuar për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare.

Sipas Ramës, “punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe pritet që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”.

“Bashkë me ministrin u dakorduam që të kemi një bashkëpunim të ngushtë në krijimin e një institucioni dhe sistemi të mirëfilltë shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës”, është shprehur Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka shprehur interesim për sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried…