Marku: Kam edhe dy duele të tjera këtë vit, mbështetja juaj është forca ime

29 gusht 2022 | 15:51

Boksieri shqiptar Florian Marku, që pak ditë më parë mori titullin e përkohshëm të kategorisë WBC Silver, ka folur në rrjetet sociale për emocionet e përjetuara mbrëmjen e 25 gushtit në “Air Albania”, kur mundi rivalin meksikan.

“Një për të gjithë e të gjithë për një. Përkrahja juaj është forca ime. Do të vazhdoj më fort se kurrë, më shumë punë dhe me kokën poshtë do të vazhdoj t’ju bëj krenar të gjithëve”, ka shkruar Marku, i pamposhtur në karrierën e tij. Më tej, boksieri nga Lushnja zbulon planet për të ardhmen.

“Do të pushoj disa ditë me familjen dhe do t’i rikthehem stërvitjes, si asnjëherë më parë, për të korrigjuar gabimet që bëmë në këtë sfidë. Do të kem edhe dy sfida të tjera brenda këtij viti, që më shumë mundësi do të jenë në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Marku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Enver Mulliqi Të dashur miq, lexues të nderuar! Mbase…