Kryetari i Prishtinës instalimi i njehsorëve të ‘Termokos’-it po shkon mbarë

29 gusht 2022 | 17:01

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i lumtur që projekti Prishtina HeatSave i financuar nga Millennium Challenge Corporation – MCC, i instalimit të njehsorëve të ‘Termokos’-it po shkon mbarë.

Sipas tij, deri më tani janë instaluar valvula, alokatorë dhe njehsorë në rreth 2,000 banesa në disa lagje të kryeqytetit.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të Prishtinës që ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të bashkëpunojnë me Termokos dhe ekipin e Prishtina HeatSave, në mënyrë që ky investim i madh i agjencionit federal amerikan MCC të shfrytëzohet plotësisht. Pajisjet dhe instalimi janë falas, dhe nga viti i ardhshëm, të gjithë konsumatorët do të paguajnë faturat e ngrohjes sipas konsumit e jo me metra katrorë. Pra, sa shpenzoni, aq paguani!”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (SKGjK), Shkelzen…