Shokët vizitojnë Valon Berishën

29 gusht 2022 | 17:59

Ish i burgosuri politik, deputeti Enver Dugolli i shoqëruar nga ish të burgosurit tjerë: Besim Rama, Sherif Berisha e Shefket Topojani kanë vizituar ish bashkëvuajtësin e tyre Valon Berishën nga Hani i Elezit.

“Valoni po vuan nga një sëmundje dhe gjendja e tij shëndetësore ia ka pamundësuar që të bëjë një jetë normale, prandaj urojmë që sa më shpejt t’i kthehet angazhimeve dhe aktiviteteve familjare e shoqërore!”, ka shkruar Dugolli në “Facebook”.

Enveri, Valoni, Besimi, Shefketi e Sherifi të gjithë janë të mbijetuar të masakrës së Dubravës të ndodhur nga data 19-24 maj 1999.

Postimi i plotë i Enver Dugollit:

Sot isha në Han të Elezit dhe së bashku me shokët e burgut; Besim Rama, Sherif Berisha dhe Shefket Topojani, vizituam shokun tonë të burgut Valon Berisha i cili po vuan nga një sëmundje.

Edhe pse sëmundja po e kufizonte në lëvizje, Valoni po qëndronte i fortë dhe plotë shpresë që do ta kalon edhe këtë sfidë shëndetësore, ashtu siç kaloj edhe shumë sfida tjera jetësore.

Njerëzit me zemër të madhe gjithmonë gjejnë forcë dhe kurajo të qëndrojnë e të dalin fitimtar.

I tillë është Valoni, prandaj urojmë që sa më shpejt t’i kthehet angazhimeve dhe aktiviteteve familjare e shoqërore!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se…