Kreu i grevistëve: Draft-ligjii i ri për zyrtarët publik mundëson politizim të administratës

29 gusht 2022 | 19:36

Ali Sefaj, përfaqësues i sindikatave të shërbyesve civilë në një status në profilin e tij në facebok ka theksuar arsyet e kundërshtimit të Draft-ligjit të ri për zyrtarët publik të hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Statusi i plotë i Sefajt:

Administrata shtetërore është arterie e rëndësishme e funksionimit të shtetit.

Adminstrata jonë me të gjitha të metat e saj është memoria institucionale, ajo ka hapesirë për prëmirsime dhe avancim, me theks të veçantë në forcim të mekanizmave për vlerësim të performances.

Draft-ligjii i ri për zyrtarët publik i hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme jep mundësi për politizim të admistratës.

Ky draft ka dispozita diskriminuese e po ashtu cënon të drejta të sherbyesve civil me theks të veçantë të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese.

Drafti po ashtu “perligjë” edhe shumë veprime të disa sekretarëve servil të pushtetit, për transferime të sherbysëve civil pa respektuar asnjë kriter e as procedurë.

Andaj, kundershtimin e ketij drafti (duke perfshire edhe greven) duhet parë dhe kuptuar si veprim në funksion të një administrate sa me profesionale dhe larg nga politika.

Ky draft-ligj si i tillë nuk duhet të kalojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nuk do…