Krasniqi: Serbia të tregojë për fatin e të zhdukurve

30 gusht 2022 | 12:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ka kërkuar të zbardhet fati i personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”  ka shkruar se Serbia është shkaktare e zhdukjes së tyre dhe ende nuk ka treguar për fatin e qytetarëve të Kosovës që janë zhdukur me dhunë.

“Fatkeqësisht, Serbia, si shkaktare e zhdukjes së tyre, akoma nuk ka treguar për fatin e qytetarëve të Kosovës që janë zhdukur me dhunë, duke refuzuar ta përmbush këtë obligim legal, por para së gjithash human. E drejta ndërkombëtare humanitare e kërkon këtë, Kosova e kërkon këtë, familjet e personave të zhdukur në vendin tonë e presin këtë. Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur – qëndrojmë pranë familjeve kosovare që akoma presin një lajm për më të dashurit e tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përplasje fizike ka ndodhur në një prej zonave “Vip”…