Komuna e Malishevës ekzekuton mjetet për subvencionimin e qumështit

30 gusht 2022 | 12:24

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, kanë vizituar njërën nga pikat e grumbullimit të qumështit dhe i kanë njoftuar fermerët, se janë ekzekutuar mjetet për subvencionimin e qumështit, prej 3 cent për çdo litër qumësht të dorëzuar.

Po ashtu, kryetari Kastrati i ka njoftuar fermerët, se i kanë filluar procedurat edhe për furnizimin e tyre me bidon për qumësht, me qëllim të ruajtjes së cilësisë së qumështit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj është larguar nga Real…