Sekuestrohen mjetet e rënda të kompanisë që degradoi ambientin (foto)

30 gusht 2022 | 12:25

Policia e Kosovës në Prizren ka bërë me dije se ka marr informacion që një kompani është duke degraduar ambientin, konkretisht duke nxjerr rërë në bregun e lumit “Drini”, në fshatin Romaj të Prizrenit.

Sipas njoftimit, patrullat policore kanë dalë në vendngjarje dhe atje kanë has një kamion dhe një mjet të rëndë ngarkues.

Me këtë rast, janë informuar inspektorët kompetentë, të cilët e kanë konstatuar gjendjen aktuale dhe të gjithë dokumentacionin ia kanë dorëzuar policisë për veprim të mëtejmë.

Në këtë njoftim, policia ka sqaruar se pasi kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar, kanë marr urdhër që mjetet e rënda të cilat janë përdorur për degradim të sekuestrohen, ndërsa kundër të dyshuarit, pronar i kompanisë është filluar procedurë penale për veprën “ndotja, degradim apo shkatërrimi i mjedisit”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Struktura kryesore e Inteligjencës dhe Shërbimit të Sigurisë në Shqipëri…