Deri në 5 mijë euro çmimi i apartamentit për metër katror në qendër të Tiranës

30 gusht 2022 | 15:52

Në pjesën qendrore të Tiranës, një metër katror i apartamentit po shitet deri në 5 mijë  euro.

Rritja e shpejtë lidhet me kostot e shtuara në ndërtim, të cilat janë dyfishuar këtë vit. Sipas ndërtuesve, nga 400 në 800 euro është rritur çmimi për metër katror.

Për Shoqatën e Ndërtuesve shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit, kostoja e lartë për pagesat e punëtorëve dhe të truallit të ndërtimit, si edhe taksat, janë arsyet kryesore të rritjes së çmimeve të apartamenteve.

Po ashtu, për çmimin e shitjes, po ndikojnë edhe karburantet.

Projektet luksoze dhe kërkesat për punime me cilësi kanë bërë që çmimi i shitjes të rritet më 1 mijë euro pranë sheshit “Skënderbej” dhe në zonën e ish-Bllokut.

Agjentët e shitjeve thonë se me gjithë shtrenjtimin, kërkesat për blerje apartamentesh apo biznesesh nuk mungojnë, çka e bëjnë Tiranën një zonë të lakmuar për jetesë dhe tregti. /euronews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në Belgjikë tregoi…