Dedaj e quan Kurtin sulltan, Abdixhikun dhe Haradinajn kameleonë

30 gusht 2022 | 16:14

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar ndaj takimit të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Adixhiku dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndonëse nuk ka përmendur emra, Dedaj e ka quajtur Kurtin sulltan, ndërsa Abdixhikun dhe Haradinajn kameleonë.

“Kameleonët opozitarë, në gjunjë para Sulltanit…!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Abdixhiku dhe Haradinaj, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit për t’i informuar rreth takimit të 18 gushtit me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel.  Këtë ftesë e ka refuzuar lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konfirmohet dëmtimi për Romelo Lukakun, që do të mbetet jashtë…