Haradinaj: Është koha që Kurti të kërkojë zyrtarisht që dialogu t’i kalojë Bidenit

30 gusht 2022 | 16:32

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Haradinaj ka bërë me dije se ia ka bërë me dije Kurtit se është koha që ai si kryeministër të kërkojë që dialogu t’i kalohet presidentit amerikan, Joe Biden.

“Ne të gjithë duhet të punojmë që të mos dështojë Kosova. AAK-ja edhe në të kaluarën s’ka qëndruar indiferente, asnjëherë s’ka qenë. Nuk presim edhe me na ftuar, ne kemi qenë aktiv. Ne kemi pasur komunikim të vazhdueshëm. I kemi prezantuar kryeministrit Albin Kurti, se nëse ai do të ecë përpara në koordinim me ne, nuk kërkojmë rol në dialog, por asnjëherë s’do të hezitojmë me ndihmuar Kosovën në një temë në përballjen me Serbinë. Ia kam tërheq vërejtjen Kurtit në këtë rast, për strategjinë e Serbisë që të shkohet me marrëveshje një nga një”.

“Ia thash kryeministrit Kurti se BE-ja do ditë e ka kryer një punë të rëndësishme në dialog, por rrethanat politike gjeostrategjike kanë ndryshuar, dhe BE-ja më nuk më është neutrale është në luftë me Rusinë, njëjtë sikurse e gjithë bota e përparuar. Dhe tash është koha që edhe Kurti të kërkojë zyrtarisht që platformën e dialogut ta kalojë tek presidentit i Amerikës, tek zotëri Bideni sepse në këtë mënyrë do të sigurohej jo vetëm arritja e marrëveshjes, por edhe garancia në implementimin e saj”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën është tërhequr shorti për edicionin 2022/2023 në Superligën…